Ndonëse një prej
aktorëve më të famshëm të Hollivudit, Bradley Cooper shfaqi vetitë
karakteristike të një mashkulli tipik, ndërsa shpërfilli të dashurën Suki
Waterhouse teksa ndiqte gjysmëfinalet e Uimbëlldonit në stadium.
38-vjeçari dhe
modelja 21-vjeçare, që prej muajit shkurt mbajnë një lidhje në distancë.
Megjithatë, kjo nuk
do të thotë që në atë pak kohë të përbashkët që kanë, të sakrifikohet sporti.
Cooper u fotografua
të premten duke ndjekur me shumë vëmendje dhe dëshirë ndeshjen midis Murray dhe
Janowicz, teksa e dashura Waterhouse përpiqej t’i shkëpuste sadopak vëmendjen
me ledhatime dhe puthje.