Saturday, July 20, 2013

E pabesueshme, i mbijetoi aksidentit të rëndë (foto)

Një grua kineze i mbijetoi në mënyrë të pabesueshme një aksidenti rrugor, në të cilën u përplas me kokë në xhamin e parmë dhe mbeti e bllokuar në atë pozicion deri në mbërritjen e shpëtimit të saj.
Gruaja ishte një pasagjere në një furgon, kur makina me të cilën ajo udhëtonte u përlas dhunshëm me një kamion, në Guanxi.
Nga impakti, gruaja e cila nuk kishte vënë rripin e sigurimit theu xhamin me kokë dhe mbeti e bllokuar në një pozicion të rrezikshëm, me pjesë të xhamit që rrezikonin t’i preknin në mënyrë fatale venat e qafës deri në mbërritjen e shpëtimit.
E çliruar nga makthi i saj, gruaja u shoqërua e plagosur në një spital, ku pas ndihmës fillestare, tashmë po vazhdon të kurohet jashtë rrezikut për jetën.