Një adoleshente zvicerane pësoi djegie të shkallës së tretë
dhe plagë të thella në këmbën e saj të djathtë, teksa “smartphone” që mbante në
xhep i shpërtheu në mënyrë të papritur dhe pa shkak.
18-vjeçarja Fanny Schlatter tashmë ka mbetur pa ndjesi në
pjesën e dëmtuar të kofshës, pasi për arsye ende të paqarta, bateria e
telefonit shpërtheu në xhepin e xhinseve, duke dëmtuar përveç të tjerave edhe
nervat e kësaj pjese të trupit.
Sipas të përditshme zvicerane “Le Matin”, Schlatter ishte në
një kurs të mësimit të pikturës, kur dëgjoi një shpërthim të fuqishëm.
“Papritmas dëgjova një shpërthim, pak a shumë si një
fishekzjarr i fuqishëm. Në fillim m’u duk e habitshme që në atë ambient të
mbyllur të ndodhte diçka e tillë, por në sekondë ndieva një therrje të fortë në
këmbë e pashë që pantallonat e mia po merrnin flakë”, dëshmoi Schlatter.
Pasi fiku zjarrin në mënyrë rrethanore, adoleshentja u
shoqërua me urgjencë në një spital, ku mori trajtimin e përshtatshëm mjekësor.
Tashmë ajo ndodhet në fazën e riaftësimit nga plagët e
marra, ndërsa ka pajtuar një avokat, për të shqyertuar mundësinë e paditjes së
“Samsung”-ut për dëmin e saj fizik.