Policia gjermane eshte vene ne kerkim te kengetarit shqiptar, Ardian Bujupit, me dyshimin per shkaktim te lendimeve te renda trupore.
Gazeta me e madhe gjermane, Bild, raporton se ne mbremjen e te shtunes ne ora 3:30, Ardiani ishte perfshire ne nje fjalosje me nje student 19 vjecar.
Pas fjalosjes, e perditshmja gjermane shkruan se Ardiani ka humbur kontrollin dhe se e ka goditur disa here djaloshin Philip N, i cili ka pesuar dhe lendime te renda trupore.
Policia ishte lajmeruar dhe kur ka arritur ne vendin e ngjarjes nuk e ka gjetur Ardianin, i cili ishte larguar.
Mediat gjermane raportojne se nese dyshimet mbi Ardianin dalin te verteta dhe nese ai shpallet fajtor, atehere mund te denohet nga gjashte muaj deri 10 vjet burg./Telegrafi/