Tuesday, July 9, 2013

Tifozët e United do t’ia falin Rooneyt

Legjenda e Manchester United, Bryan Robson, beson se sulmuesi anglez nuk do të ballafaqohet me tifozët e klubit, që beson se nuk do të mbajnë inat në sulmuesin anglez.
 Ish-bosi i United, Sir Alex Ferguson ka zbuluar se Rooney kërkoi të largohej sezonin e fundit dhe këtë e ka bërë ai edhe tani, por Robson thotë se tifozët do t’ia falin Rooneyt.

“Ai e fillon sezonin, shënon gola dhe kënaqet e më pas edhe tifozët ia falin të gjitha. Gjithë ajo që duhet të bëni është të shikoni kur Ronaldo dhe Rooney kanë pasur një incident. Pas dy ndeshjeve Ronaldo luajti në mënyrë fantastike dhe kur ai u kthye në Old Trafford të gjithë e harruan incidentin dhe të gjithë e kanë dashur Ronaldon. Kështu është edhe për Rooneyn”.


“Rooney ka fituar pothuajse gjithçka që ekziston në futobll këhstu që ai mund të jetë i lumtur dhe të na argëtojë, pasi si tifoz i United unë dua të shoh lojtarët më të mirë në klubin tonë. Shprsoj se do të zgjidhen këto probleme dhe shpresoj se menaxheri do të jetë edhe më shumë kërkues që Rooney sezonin e ardhshëm të luajë për ne”, ka thënë Robson.