Monday, July 8, 2013

Rita mund Rihannën për të pasmet më të mira

Sërish rivale. Rihanna dhe Rita Ora kanë xhelozuar dhe dashur njëra tjetrën njëkohësisht përgjatë gjithë kohës. Janë të freskëta deklaratat e Rihannës e cila deklaronte se Rita po e kopjon atë, edhe pse këto deklarata vinin vetëm pas dy apo tri ditësh kur ato pozonin bashkë nëpër fotografi dhe ku dukeshin shoqe shumë të ngushta.
E “lufta” e tyre duket se do zgjerohet edhe më shumë. Ajo ka kapur përmasa të atilla, saqë këngëtaret tashmë duket se po xhelozojnë njëra tjetrën edhe për të pasmet e tyre. Rita është shprehur pak ditë më parë se ajo mendon që Rihanna ka të pasme më të mira por publiku duket se nuk e mendon këtë.

Sipas një sondazhi që ka zhvilluar “The Sun”, Rita prin edhe në këtë garë. Rita ka kryesuar në këtë sondazh me 58 për qind të votave ndërkaq Rihanna ka marrë vetëm 42 për qind për të pasmet me të mira.